PRISHTINE- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, duke folur për Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ka thënë se ka ardhur koha që të dimë se me cilën anën qëndrojmë.

“Po mendojnë se jemi duke luajtur fshehtas. Unë e kam një mënyrë timen për me i thënë gjërat, sidomos PDK-së dhe LDK-së. Tema është ‘Trepça’ një presion, populli i Kosovës është i varfër po ikën për bukën e gojës. Duhet ta zgjedhim me kë duam të jemi në këtë kohë. Është e pamundur me luajt fshehtas. Një ‘Trepçë’ është, një Kosovë është”, theksoi Haradinaj.

Ai ka kërcënuar edhe me protesta, duke thënë se pranvera po afrohet dhe Qeveria mund të përballet me popullin.
“E kemi një mundësi serioze me marrë anën e popullit. Mos harroni që erdhi pranvera e koha nxehet e më pas do të përballeni me popullin. Ne duhet të qëndrojmë me popullin. Në rast se nuk e bëni këtë nuk do të keni mundësi me luajt më shumë fshehtas”, ka thënë Ramush Haradinaj.

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: