Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, zoti Haradinaj i ka uruar kreut të ri të shtetit shqiptar suksese në kryerjen e detyrave në shërbim të Shqipërisë e të shqiptarëve

“Shqipëri urime presidenti i ri i Republikës! Presidentit të sapozgjedhur Bajram Begaj, i uroj shumë sukses në kryerjen e detyrave në shërbim të Shqipërisë e të shqiptarëve!”, ka shkruar ai.

Ky është i dyti urim për zotin Begaj nga Kosova. E para ishte homologia e tij, Vjosa Osmani që e ka uruar për zgjedhjen në krye të shtetit shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb