TIRANE – Fabio Dukagjini, i riu që u shpëtua dje pas rrëzimit në Shpellën e Pëllumbasit në Tiranë ka dëshmuar rreth ngjarjes së djeshme në polici.

Ai ka treguar se nuk ka mundur ta shpëtojë shokun e tij Xhorxho Seferi, pasi e mori rrjedha e lumit.

“U hodh në lum për t’u larë, dhe e mori rrjedha, nuk e shpëtova dot,” mësohet të ketë thënë Fabio në polici, raporton gazetarja Dorjana Bezat për BalkanWeb.

Ngjarja

Dy turistë shqiptarë ranë paraditen e djeshme në vendin e njohur si “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë, ndërsa njëri prej tyre vijon të jetë i zhdukur dhe polumbarët vijojnë kërkimet.

“BalkanWeb” mëson se të rinjtë që ranë në humnerë janë 21 vjeçari Fabio Dukagjini, i cili u shpëtua dje dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore si dhe 22 vjeçari tjetër Xhorxho Seferi që vazhdon të jetë i zhdukur.
xjorxho (Xhorxho Seferi)

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, ndërsa në orën 15:15 u njoftua se me ndërhyrjen e forcave të policisë dhe atyre zjarrfikëse u bë e mundur nxjerrja e njërit prej tyre. Në pamjet e publikuara nga operacioni i shpëtimit, duket edhe terreni i vështirë ku ranë dy të rinjtë.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e 22-vjecarit në grykën e lumit Erzen.
Fabio Dukagjini
(Fabio Dukagjini)

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: