Megjithëse ende nuk është zyrtarizuar dhe kjo nuk do të ndodhë deri në muajin gusht, Ralf Rangnick ka nisur që tani të bëjë merkaton e Milanit. Vetëm një ditë pasi “La Gazzetta Dello Sport” bëri të ditur se klubi kuqezi do të vendosë në dispozicion te teknikut më shumë se 75 milion euro, “Sky Sport” zbulon objektivat e parë të rëndësishëm në tregun e transferimeve. Aktualisht në rolin e drejtorit sportiv të Leipzig, Rangnick do të rrëmbejë dy lojtarë nga skuadra e Bundesligës.

10. Rangnik Vjen Ne Gusht, Milan I Ben Dhurate JoviÇ
10. Rangnik Vjen Ne Gusht, Milan I Ben Dhurate JoviÇ

Ata janë sulmuesi Patrik Schick dhe mbrojtësi Upamekano. Edhe emri tjetër në listën e “Djallit” vjen nga kampionati gjerman, por është një njohje e vjetër e tifozëve shqiptarë. Bëhet fjalë për Milot Rashicën. Futbollisti i kombëtares së Kosovës do të largohet nga Werder Bremen dhe sipas “Sky Sport” pëlqehet nga Rangnick. Për t’ia plotësuar dëshirën trajnerit të ardhshëm, klubi kuqezi pritet të shpenzojë 16 milion euro për 25-vjeçarin. Një pistë e rëndësishme për të ardhmen e Rashicës, që me transferimin e mundshëm te Milan do të bënte kapërcimin e madh në karrirën e tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb