Ralf Rangnik po punon për Milanin e ri. Në pritje për të hedhur të zezën mbi të bardhë, trajneri-menaxher i ardhshëm i kuqezinjve i ka idetë e qarta në lidhje me skuadrën që do të ndërtojë për sezonin 2020-2021. Ai do të kërkojë të mbështetet te lojtarët në gjendje për të dhënë fantazi dhe qartësi në mesfushë, si hungarezi Zobozlai i Salcburgut dhe pyka të lëvizshshme si Gëce i Dortmundit.

Gece
Gece

Për mbrojtjen, emri më i nxehtë është ai i Upamekanos së Lajpcigut. Mesfusha është një nga repartet që duhet përforcuar më shumë dhe veç ardhjes së hungarezit, Rangnik po vlerëson të sjellë edhe Mandragoran në Milanelo. Në sulm, veç autorit të golit që i dha Gjermanisë Kupën e Botës në finalen ndaj Argjentinës në vitin 2014, ëstë edhe emri i Luka Joviç, serbit të Real Madridit dhe Dani Olmos, mesfushorit të Lajpcigut.

Ac Milan V Ac Siena Serie A
Ac Milan V Ac Siena Serie A

Mbetet për t’u vlerësuar e ardhmja me fanelën kuqezi e Ibrahimoviçit, qoftë për sa i takon dëshirës së suedezit për të mbetur te Milani, ashtu edhe për vullnetin e trajnerit që kërkon të mbështete te një lojtar kaq vendimtar në përcaktimin e strukturës ofensive të skuadrës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb