Një sugjerim që zgjon ethet e derbit… Ralf Rangnik, drejtori teknik i Red Bullit, e di që në verë Lajpcigu mund të humbasë Timo Vernerin. Sulmuesi gjerman dëshiron të bëjë një hap cilësor në karrierë dhe dëshin të shkojë në një ekip të madh, teksa, sikundër ka deklaruar, do të preferonte një aventurë jashtë Gjermanisë.

Për të kanë shfaqur interesim (mes të tjerave) dhe Interi, Liverpuli dhe Real Madridi. I intervistuar nga “Bild”, Rangnik pohon se shpreson ta shohë Vernerin të qëndrojë me fanellën e Lajpcigut, por në rast të një lamtumire e drejton atë te Liverpuli.

“Në fund do të jetë Timo ai që do të vendosë. Ai e di se çfarë ka këtu në Lajpcing. Mund të marrë pjesë në Champions edhe vitin e ardhshëm. Pyetja është se ku do mund të luajë në vijimësi sepse Timo është një nga ata që ka nevojë për besim. Ai është rritur shumë me Nagelsmanin ndaj e shoh më mirë te Liverpuli sepse ka të njëjtë tip loje si Lajpcigu”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb