Milani i sezonit të ardhshëm pritet të nisë me ndryshime të mëdha pasi në stol mund të ulet arkitekti i Lajpcigut, Ralf Rangnik, që veç rolit të trajneri do të ketë dhe atë të drejtorit të sektorit teknik dhe do të mbulojë merkaton e klubit, praktikisht në stilin e një menaxheri në Premier League.

Por vetë Rangnik, i pyetur për këta zëra që sollën largimin e Zoro Bobanit nga detyra te kuqezinjtë, deklaron se nuk ka asnjë arkord me Milanin, por nuk ka mohuar ekzistencën e bisedimeve mes palëve. “Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me një akord timin me klubin e Milanit. Ka pasur disa kontakte në të shkuarën, por asgjë konkrete,” theksoi ai për radion “MDR”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: