Gjen suksesin e pare në krye të stolit verdhekuq edhe Claudio Ranieri. Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, kryeqytetasit mposhtën pa probleme Leccen me shifrat 4-1. Salemakers çeli serine e golave që në minutën e 13, por miqtë do ta mbyllnin pjesën e parë në ekuilibër, pas penalltisë së shndërruar në gol nga ana e Krstoviç.

Pjesa e dytë ndërkohë foli e gjitha për vendasit që dominuan mbi kundërshtarin, duke gjetur 3 gola, me kapitenin Mancini me kokë, me të riun Pisilli dhe Konen. Ylber Ramadani u aktivizua vetëm në pjesën e pare të sfidës nga tekniku  Giampaolo, ndërsa minuta pati në fraksionin e dytë edhe për Medon Berishën.

Me këtë fitore Roma, arrin të marrë pak frymë, duke u ngjitur ne vendin e 11 me 16 pikë, megjthatë sërish Ranieri dhe stafi i tij ka ende shumë për të bërë, pasi verdhekuqtë nodhen në pozicion jo komod në klasifikim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: