Prej kohësh të impenjuar në çështjet sociale Raoul Bova dhe Rocio Munoz Morales nuk kanë mbetur me duar lidhur gjatë emergjencës së koronavirusit. Për të dhënë kontributin e tyre në një moment kaq të vështirë kanë zgjedhur të impenjohen si vullnetarë me Kryqin e Kuq dhe të shpëndajnë ushqim për të pastrehët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E përjavshmja Chi do të publikojë ekskluzivisht në numrin e të mërkurës 29 prill, pamjet e çiftit teksa ndodhen duke shërbyer në afërsi të Romës.

Me maska doreza dhe uniformën e organizatës së vullnetarëve, Raoul dhe Rocio u dërgojnë ushqim atyre që kanë nevojë. Ai mban në dorë kutinë me ushqime, ajo ja shpëndan nevojtarëve personalisht. Të dy janë shumë të prekur nga emergjenca e koronavirusit dhe janë impenjuar personalisht për të investuar tek ata që kanë më shumë nevojë. Bova ka njoftuar se dëshiron të tregojë në një seri televizive punën e atyre që ai i quan ‘heronj me zemër të madhe’. Ndër të tjera të dy kanë ndarë në rrjetet sociale momente të kaluara me vullnetarët dhe punën që ato bëjnë.’Italia jonë në zemër. Ne në terren për të ndihmuar me gjithë zemër për të dalë nga ky moment’, ka shkruar Raoul bashkangjitur një fotoje të bërë natën vonë.

’Kush në rrugëtimin e jetës ka ndezur qoftë dhe një pishtar të vetëm në orën e errësirës së dikujt nuk ka rrojtur kot.(Nënë Tereza e Kalkutës)
Faleminderti që ekzistoni vullnetarë!’ shkroi Rocio, duke i kushtuar një thënie të dashur kolegëve të saj.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb