Raporteri gjerman për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Andre Hunko ka komentuar ekstradimin e mësuesit turk, Harun Çelik, i i njohur si mbështetës e Gylen,të cilin policia shqiptare e dorëzoi tek policia turke në aeroportin Nënë Tereza. Hunko tha se lidhur me këtë rast, vendi ynë mund të gjobitet dhjetra mijë Euro.

“Në përgjithësi unë jam shumë i shqetësuar për metodat që po përdor Turqia për të ekstraduar persona nga shtete të tjera. Kemi edhe rastin e Moldavisë ku ekstradimi u shpall në shkelje të konventës nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ( Gjykata e Strasburgut) dhe Moldavia u detyrua të paguajë gjobë 25 000 € për çdo person. Fakti që je gylenist nuk është shkak ligjor për ekstradim në Turqi. Kështu e shohim këtë çështje në Gjermani.” u shpreh ai.

Çelik u arrestua pesë muaj më parë dhe u burgos në pritje të gjyqit. Gjatë kësaj kohe ai kërkoi azil politik në Shqipëri, krëkesë e cila u mohua nga autoritetet. Ai dyshohet të jetë një ‘Gulenist – anëtar i organizatës FETO, për të cilën Presidenti turk Erdogan pretendon se ishte pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit 2016.

Që atëherë ai ka miratuar një goditje ndërkombëtare për këdo që ai beson se është i lidhur me lëvizjen. Rreth 150,000 shërbyes civilë, oficerë policie, ushtarë, gjyqtarë, mësues dhe akademikë janë pezulluar, burgosur ose kapur para gjykatave, së bashku me mijëra gazetarë. Erdogan ka kërkuar gjithashtu dëbimin e të ashtuquajturve gulenistë nga një numër vendesh në botë.

Turqia nuk ofron pasaporta ose karta identiteti për qytetarët që i konsideron përkrahës të Lëvizjes Gulen, duke lënë shumë prej tyre të ikin në Perëndim duke përdorur dokumente false.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb