Ish-deputetja britanike Alex Phillips ka folur ashpër ndaj Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pasi dolën raportet se Rusia kishte mundur të blinte armë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, pavarësisht sanksioneve të rënda, raportuan mediat britanike.

Sipas raporteve nga The Telegraph, Gjermania dhe Franca të dyja shmangën një embargo të përhershme të armëve për t’i shitur pajisje ushtarake Moskës.

Brukseli zbatoi ndalimin e shitjes së armëve pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, por analiza e re duket se tregon se Parisi dhe Berlini i kanë ofruar Rusisë armatim të konsiderueshëm.

Midis armëve të raportuara ishin bomba, raketa dhe armë.

“Pse bota nuk është në këmbë për këtë çështje? Pse njerëzit nuk po i thonë Ursula von der Leyen: A e ke nënshkruar këtë? Ia vlen të kihet parasysh se Emmanuel Macron është rizgjedhur si President i Francës dhe ai është një nga ata njerëz që me të vërtetë mbështet PESCO, këtë traktat të mbrojtjes të BE-së, ndërkohë që BE-ja lëviz në fushën e punëve të jashtme. Së pari, çfarë ndodh me armët bërthamore të Francës? A bëhet kjo një armë bërthamore e BE-së? Kush e ka gishtin në butonin bërthamor? Mendoj se kjo tregon se sa e padobishme është BE-ja”, tha ajo.

Ish deputetja ngriti dyshimet se Franca apo shtete të tjera nuk mund të shesin armatime, aq më tepër të një kalibri të tillë pa miratimin e institucioneve europiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb