Kreu i PD, Lulzim Bash aka folur për raportet me ndërkombëtarët pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Lideri demokrat zbuloi se me partnerët ndërkombëtarë do të lidhë ura dialogu e bashkëpunimi për një platform për ti rikthyer vendit legjitimitetin.

Nga ana tjetër ai thotë se fusha e betejës së PD do të jetë pushteti vendor dhe raporti i OSBE, që përmes reformave pushteti ti rikthehet qytetarëve.

 

‘’Kjo është betejë që na takon të gjithëve. Të gjithë kanë rolin e vet, drejtësia ka rolin e vet. Pavarësisht ping-pongut të dosjeve 184 dhe 339, pavarësisht faktit se dita kur doli raporti u liruan disa personazhe të 339. PD ka rolin e vet, gjithë lufta jonë, ekzistenca jonë ka qenë për ti shërbyer njerëzve. Nuk mund të ketë ekonomi, arsim, shëndetësi.

E gjithë kriza është product i dështimit të demokracisë shqiptare nag partia në pushtet. Pushteti vendor është një nga hallkat siç e përshkruan dhe raporti i OSBE, do të jetë një nga fushë betejat që përmes reformave dhe zbatimit të reformave që pushteti ti rikthehet qytetarëve. Fokusin ta mbajmë tek raporti.

Puna jonë me partnerët ndërkombëtare nuk ka rreshtur dhe nuk rresht. Përballë kemi një kundërshtar që nuk kursen askënd. Për të mbajtur me padrejtë shtetin, vendin dhe njerëzit në kurthin e riciklimit të vazhdueshëm të gënjeshtrave. Tek partnerët kemi patur përherë mbështetje dhe mirëkuptimin sa herë ato vlera që na bëjnë bashkë na cënuan. Raporti është edhe kontribut i partnerëve, ndonëse në kushte pandemie u angazhuan dhe dërguan vëzhgues. Bashkë me ta të çojmë përpara një interes që nuk është vetëm i PD dhe opozitës, por i Shqipërisë dhe atyre që për 31 vite kanë investuar për demokraci, shtetin e së drejtës, mirëqenien e shqiptarëve. Këto janë kauza që na bashkojnë. Presim, kemi besim se me partnerët tanë do të zhvillojmë ura dialogu e bashkëpunimi për një platformë për ti rikthyer vendin legjitimitet.’’- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb