ANKARA- Zbardhet raporti mjeko-ligjor në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus, Andrey Karlov. Mediat raportojnë se autori ka gjuajtur plot 11 herë në drejtim të diplomatit, ndërsa në trupin e të ndjerit janë gjetur 9 shenja plumbash, dy prej të cilëve mendohet se kanë kaluar tej përtej.

Sipas ‘The Telegraph’, pistoleta e përdorur nga Mert Altintas është e markës ‘Canik TP-9’ dhe kalibrit 9mm me karikatorë që mund të mbajnë 16, 19, 21 fishekë brenda, ndërsa thuhet se është prodhim turk dhe përdoret nga Forcat Speciale të Turqisë.

Më datë 15 dhjetor Mert Altintas kishte rezervuar një hotel shumë pranë vendit ku ndodhi vrasja dhe se ditën e atentatit ishte drejtuar direkt për tek salloni i galerisë fotografike ku do të bëhej prezantimi. Autori, i cili u ekzekutua nga forcat policore, ishte i larguar nga radhët e policisë pas tentativës së grushtit të shtetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: