Koreja e Veriut ka mbyllur programin e tij bërthamor, duke u angazhuar me komunitetin ndërkombëtar për të asgjësuar materialet e mbetura. Ndërkohë, raport i ushtrisë amerikane “North Korean Tactics”, jo vetëm që kjo mundësi nuk është reale, por regjimi i Penianit po vazhdon të krijojë armë të shkatërrimit në masë.

Sipas raportit në fjalë, thuhet se Koreja e Veriut disponon “nga 20 deri në 60 bomba bërthamore, me një kapacitet prodhues prej 6 bombash të tilla në vit”.

Një raport i mëparshëm i Kombeve të Bashkuara tregonte edhe kapacitetin e rritur të Penianit për të zvogëluar këto armë, në mënyrë që të ngarkohen në raketat e saj balistike, ku të paktën njëra prej tyre, e quajtur Hëasong-15, mund të arrijë brigjet amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: