TIRANË

Të tjera dokumente dalin në dritë që faktojnë abuzimet e Armando Dukës në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Bëhet fjalë për një raport të vitit 2020 të Autoritetit të Konkurrencës i cili ka gjetur shkelje të shumta të FSHF së drejtuar nga Armando Duke duke filluar që me biletat e gjer tek shitjet e të drejtave të transmetimit tek kompania ku është bashkëaksioner.

Në raportin e këtij Autoriteti që është firmosur dhe nga Helidon Bushati që vjen nga radhët e Partisë Demokratike, pohohen qartësisht abuzimet e Armando Dukës në detyrën si President duke favorizuar kompanitë e tij qoftë për marketing, ashtu dhe me dhënien e monopolist të së drejtës së transmetimeve sportive.

Kjo pozitë dominuese sipas Autoritetit të Konkurrencës, ka sjellë dëme të pallogaritshme pasi ka cënuar tregun e lirë dhe ka detyruar qytetarët shqiptarë të paguajnë më shtrenjtë qoftë biletat sportive, ashtu dhe abonimet për të ndjekur në televizor ndeshje.

Autoriteti i Konkurrencës nënvizon se nga materialet e administruara, vihet re një lidhje që ekziston midis subjekteve që sponsorizojnë FSHF dhe pjesëmarrjes së tyre me të drejta pasurore në kompaninë private.

Autoriteti i Konkurrencës thekson në raportin e tij se nisur nga pengesat e hyrjes në treg, fuqia ekonomike dhe financiare e ndërmarrjeve, fuqia kundërvepruese e konsumatorëve dhe klubeve të futbollit dhe karakteristikat e tjera të tregut, rezulton se FSHF në tregjet përkatëse ka pozitë dominuese. Raporti nënvizon se kompania private ka fituar të drejtën e transmetimit të ndeshjeve zyrtare të “Kategoria Superiore” dhe “Kupa e Shqipërisë” brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për sezonet/periudhën 15.08.2015-15.05.2018 si dhe për sezonet/periudhën 01.06.2018-01.06.2022. Nga auditi i kryer rezulton se kontrata e licensimit e dhënë për 3 dhe 4 vjet (të njëjtit operator) bie në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare.

Ak
Ak

“Ekskluziviteti i një kohëzgjatjeje më të gjatë dhe për një gamë më të gjerë të të drejtave mund të kufizojë konkurrencën duke përjashtuar operatorët e tjerë në tregun e rrjedhës së poshtme, aq më tepër kur kemi të bëjmë me operator me pozitë dominuese në të dy tregjet. Dhënia e ekskluzivitetit absolut në aspektin e fushëveprimit dhe kohëzgjatjes të të drejtës së transmetimit tek një blerës i vetëm kufizon tregun.

Sipas Autoritetit, shitja e të drejtës audiovizive tek një operator i vetëm për një periudhë të gjatë dhe duke përfshirë në një paketë të vetme të gjithë të drejtat ekskluzive, përbën një sjellje përjashtuese dhe me pasojë kufizimin e tregut, gjë e cila në kuptim të nenit 9, pika 2 germa (a) të ligjit nr. 9121/2003 përbën abuzim me pozitën dominuese.

FSHF nuk bën të qartë në qëndrimin e saj se përse është bërë oferta për shitjen e transmetimin e përbashkët për të dy kompeticionet, pavarësisht se këto kompeticione janë të ndara ndërmjet tyre. Ndarja që është bërë në ofertë me paketën A dhe B por që përfshin të dy kompeticionet, në kuptim të nenit 9, pika 2 germa (a) të ligjit nr. 9121/2003 është formë e abuzimit me pozitën që ka FSHF për t’i shitur bashkë (bundle) duke mos ofruar alternativa në ofertën e saj”, theksohet më tej.

“Ky ekskluzivitet shtesë i dhënë kufizon konkurrencën, pasi i heq mundësinë ndërmarrjeve që operojnë në tregun audioviziv për të marr pjesë, dhe përbën një abuzim me pozitën dominuese në kuptim të nenit 9, pika 2, germa (a) të ligjit nr. 9121/2003”, thekson raporti.

Nisur nga dokumentet që Armando Duka është aksioner në kompaninë private dhe në të njëjtën kohë dhe President i FSHF që shet të drejtat e transmetimit. Auriteti i Konkurrencës i ka kërkuar që të shamngë çdo lloj lidhje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë pasurore, midis sponsorizuesve të saj dhe përfaqësimit pasuror pranë shoqërisë private, lidhje të cilat ndikojnë në kufizimin apo shtrembërimin e konkurrencës, të krijuar për shkak të pozitës së saj dominuese.

Anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës kërkojnë detyrimin e FSHF për shmangien e çdo lloj lidhje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë pasurore, midis përfaqësuesve ligjore të saj dhe përfaqësimit pasuror pranë shoqërisë private, lidhje të cilat ndikojnë në kufizimin apo shtrembërimin e konkurrencës, të krijuar për shkak të pozitës së saj dominuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb