Vendet skandinave vazhdojnë të mbeten në krye të listës, duke mbajtur 3 vendet e para të Raportit Botëror të Lumturisë në vitin 2020.

Edhe pse 2020 ishte viti i pandemisë dhe izolimit total, në shumicën e vendeve pikëzimi për lumturinë nuk ka ndryshuar. Finlanda kryeson listën s vendi më i lumtur në botë.

Pas saj vijnë Zvicra dhe Danimarka që bashkë me Finlandën u emëruan si tre vendet më të lumtura të botës në studimin që bazohet në sondazhet nga Gallup si dhe treguesit e zhvillimit. Më pas renditen Islanda, Holanda,  Norvegjia, Suedia, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.

Shqipëria gjendet e renditur në venin e 63, kurse Kosova është në vend të 33, duke qenë vendi më i lumtur në rajon. Sa u takon vendeve të tjera, Serbia renditet në vend të 48, Maqedonia e Veriut 94 dhe Mali i Zi në vend të 72.

Listaa
Listaa

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb