Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me raportin e Bankës Botërore sa i takon kapaciteteve të sistemit të shëndetësisë në rajon, ku përfshihet dhe Shqipëria.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehu pohon se sipas studimit të fundit të Bankës Botërore, Shqipëria edhe gjatë epidemisë Covid 19 është treguar e fundit ne Rajon sa i takon problemeve në këtë sektor.

Mes të tjerash Shehu pohon se Shqipëria ka numrin e shtretërve spitalore disa herë më të ulët se Kontinenti, rreth 2,1 për 1000 banorë.

REAGIMI I SHEHUT
Banka Botërore, Shqipëria e fundit ne Rajon dhe pa asnjë perspektivë për Kapacitetet e Sistemit Shëndetësor!!
Sipas studimit te fundit te Bankës botërore, Shqipëria edhe gjate epidemisë Covid 19 është treguar e fundit ne Rajon për problemet e medha te sistemit tone shëndetësor.
Vendi i yne ku akoma nuk eshte harruar slogani “shendetesi falas” renditet ne bisht per financimin e shpenzimet per fryme popullesie per shendetesine duke qene ne shifrat 307 $, mbi dy here nen mezataren e rajonit dhe mbi 10 here nen ate te vendeve te BE.
Pagesat direkte nga xhepi i pacienteve vazhdojne te jene reth 50% te shpenzimeve, me te lartat keto ne Rajon e reth 4 here me te larta se ato ne vendet e BE, tregues ky thellesisht anti social dhe e kunderta e spekullimit “Shendetesi falas”.
Shqiperia ka indeksin e Sigurise Shendetesore Globale me te ultin ne Rajon.
Shqiperia, qe me 2013 kishte 1,28 mjeke per 1000 banore, sot eshte ulur ne nen 1, shifra keto katastrofale 2-3 here nen vendet e Rajonit e 3-4 here nen mezataren Europiane.
Gjithashtu Shqiperia ka numrin e shtreterve spitalore disa here me te ulet se Kontinenti, reth 2,1 per 1000 banore.
Dhe kjo liste mund te vazhdoje gjate me numrin e specialiteteve, specialisteve, teknologjise ne dispozicion, nivelit teknik, gjendjes se sherbimeve te Reanimacionit e urgjences, etj etj
Te gjitha keto te dhena te cilat ne shumice po vijne duke u perkeqesuar cdo vit, bejne qe vendi i yne te renditet ne fund te Rajonit e Kontinentit edhe per Kapacitet e Sistemit Shendetesor si dhe per Kujdesin ndaj Pacientit, me tendece rritjen e diferences me vendet e tjera.
Pra jo vetem qe jemi keq, te fundit, por dhe pa asnje perspektive afrimi me keto vende duke u thelluar kjo diference negative.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb