TIRANE- Banka Botërore publikon raportin lidhur me moshën e plakjes dhe tregon se Shqipëria konsiderohet si një ndër shoqëritë që mosha e plakjes është rritur. Sipas raportit dhe komponentëve të tij, si: rritja e moshës së plakjes, ulja e fertilitetit, norma e pabarazisë për pagesa mes moshave, shpenzimet në rritje për moshën, rritja e emigrantëve në vendet e tjera, e rendit vendin tonë si të 3-tin në Evropë, pas Moldavisë dhe Bosnje Hercegovinës, për përkeqësimin e këtyre elementeve. Rritja e moshës së plakjes ka ndodhur për disa arsye kryesore, sipas raportit të BB: Ulja drastike e fertilitetit.

Vendi ynë brenda 34 vitesh ka normën e fertilitetit 1.5 nga mbi 5 fëmijë për grua, rënie e cila “tremb” të gjitha parashikimet. Emigracioni luan rol të rëndësishëm në balancimin e moshës së plakjes, duke konsideruar që pjesa më e madhe e emigrantëve janë të rinj (mesatarisht). Por, kjo nuk ndodh me vendin tonë, ne nuk jemi vend “pritës” i emigrantëve, përkundrazi, popullsia jonë është reduktuar për shkak të këtij fenomeni. Sipas raportit të BB-së rritja e moshës së plakjes rrit shpenzimet për pensione dhe kujdese mjekësore. Sipas këtij raporti, shpenzimet e kujdesit shëndetësor kanë të ngjarë të rriten më shpejt me përmirësimin e teknologjisë mjekësore që do sjellë rritje kostosh.

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: