Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në ‘RealStory’ komentoi raportin e ish-kryeministrit Sali Berisha me SHBA-të.

Minxhozi u shpreh se aktualisht po aludohet për një Amerikë tjetër, duke shtuar se tek  mbështetësit e Berishës ka një dëshirë të madhe për të besuar se nuk është kjo Amerika e vërtetë, pasi ish-kryeministri është shfaqur gjithmonë pro-amerikan.

“Edhe nëse Berisha ka vetëm synime të mira me imazhin që krijon, e imagjinoni që personi që mund të zgjidhet teorikisht, të garojë me të dhe të fitojë? Është e pamundur…Ai kryetar që do të vijë do të jetë 100-fish më i frustruar se Luli. Ai që do të dalë do të jetë një Luli pasi e prodhon fryma. Ka edhe diçka tjetër, raport i tij me SHBA. Ne e dimë që kur është peshuar partia dhe Amerika, ka fituar Amerika të paktën në Shqipëri. Ka një dëshirë të madhe në radhët e përkrahësve të Berishës për të besuar që nuk është kjo Amerika e vërtet. Aludohet për një Amerikë tjetër. Por dua të them se krizat më të rënda politike kryeministri i sotëm i ka kaluar me administratën e Trump.  Berisha ka aluduar nëpërmjet prezencave nga SHBA, është munduar të fusë një prezencë shqiptaro-amerikane, konservatore-shqiptaro-amerikanë. Pra ne presim që të vijë një Amerikë tjetër. Por administrata e Trump ka qenë noteria dhe mbështetja më e fortë në hallet e qeverisjes Rama”, tha ai.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj, ish-kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi u shpreh se në Shqipëri ka pasur një propagandë kundër SHBA-ve.

E ndalur tek ‘foltoret’ e ish-kryeministrit  Sali Berisha, ajo theksoi se ky i fundit po shihet si e vetmja mundësi për bashkimin e PD-së.

Për Harxhin rrëzimi i kryeministrit Edi Rama mund të vijë vetëm nga një elitë të re e Partisë Demokratike.

“Ne do të duhet që pas 30 vitesh të kemi një sovranitet, nuk e them në raport me zotin Berisha, por me gjithçka që ndodh në Shqipëri. Nga 2016 e këtej në kemi një rënie të mbështetjes, unë mendoj që ka pasur momente të uljes dhe ngritjes. Në Shqipëri ka pasur një propagandë e drejtuar kundër SHBA apo edhe partnerëve ndërkombëtarë për mënyrën se si janë përfshirë në Reformën në Drejtësi.  Çështja e mbështetjes amerikane apo se si do ta përdorë Berisha, kjo është çështje e tij. Në radhë të parë do të duhet të kthehet institucioni i votës dhe meritokracia në parti. Unë nuk mund të them se do të ndodhë në terren, por me sa shoh nga foltoret, them se zoti Berisha është jo vetëm ai që e ka shpallur, por kërkohet nga anëtarësia si e vetmja mundësi për bashkim. Ndërsa  rrëzimi i Edi Ramës them se bëhet me një elitë të re të Partisë Demokratike.

Lubonja: Nëse ju mendoni që korrupsioni qenka kaq shumë i rëndësishëm për Amerikën, atëherë përse Edi Rama nuk është ‘non-grata’?  Berisha nëse arrin mbledh zemërimin popullor apo edhe zonë gri dhe fiton zgjedhjet, siguroj që Berishën mund ta presë presidenti i ardhshëm i SHBA-së pa problem. Por dua të them se a mund ta fitojnë dot këta mbështetjen e popullin, kjo është e rëndësishme. Kush po pyet këtu për korrupsionin?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb