TIRANE– Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, e cila tha raporti i CIA-s mbi situatën e sigurisë në Shqipëri, është i pasaktë dhe keq-orientues për publikun, pasi nuk ka ndonjë raport specifik të kësaj organizate të publikuar në ditët e fundit në lidhje me situatën në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Paloka thotë se CIA nxjerr mashtrimin e Ramës për fitoren mbi kanabisin, ndërsa ministri Fatmir Xhafaj nuk mohon dot se 30 ton drogë janë kapur vetëm në 7 muaj.

Vetem vellai i Agron Xhafes, aktualisht ne burg per trafik droge, mund t’i thote CIA-s se eshte e pasakte. Raporti i perditesuar i CIA-s nxjerr zbuluar mashtrimin e Edi Rames se eshte fituar lufta kunder mbjelljes se kanabisit.

Le te dale vellai i Agron Xhafes dhe te mohoje se vetem ne 7 muaj jane kapur rreth 30 tone droge kryesisht ne Itali, Greqi dhe me pak ne Shqiperi.

Le te thote vellai i Agron Xhafes pse nuk ben analizat e droges se kapur, njesoj sic i ben Italia dhe Greqia dhe qe u del se kanabisi eshte i fresket. Mashrtimeve te qeverise se narkotrafikut u ka dale boja! Shqiptaret nuk meritojne nje kryeminister te lidhur me krimin e organizuar!“-shkruan Paloka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: