CIES, Observatori i Futbollit Ndërkombëtar, ka përfituar nga nisja e vitit 2020 për të përpiluar klasikimin e parë të vitit: lojtarët me vlerë më të madhe në pesë kampionatet kryesore. Lojtari më i çmuar është Kilian Mbape, që vlerësohet me 265.2 milionë euro.

Cies
Cies

Janë plot 20 lojtarët që i kalojnë 100 milionë eurot. Në vendin e dytë gjendet Sterling me 223.7 milionë euro dhe Salah i treti me 175.1 milionë euro. Në dhjetëshen e parë ka vend dhe për Sanço, Mane, Kejn, Rashford, Mesi, Grizman dhe Lautaro. Portieri më i vlefshëm është Alison me 77 milionë euro, mbrojtësi më i çmuar është Van Dajk me 93 milionë, Aleksandër-Arnold me 110 milionë është anësori më i vlefshëm, ndërsa mesfushori është Medison me 112 milionë euro.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: