Ukrainasit u kanë dërguar imazhe të trupave të vdekur familjeve të ushtarëve rusë, sipas një raporti të CNN, ndërsa në pamje shihen trupat e tyre të hedhur të grumbulluar në një tren.

“Çdo ushtar i vdekur rus që ruhet këtu ka kryer një krim”, tha një person për CNN.

“Ruajtja e trupave të armiqve është në përputhje me rregullat e luftës të përcaktuara nga Konventa e Gjenevës. Pas përfundimit të fazës së luftimit, palët duhet të shkëmbejnë trupat e ushtarëve respektivë që kanë hënë gjatë luftimeve”, tha ai.

Ministria e Transformimit Dixhital të Ukrainës ka përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës për të identifikuar ushtarët rusë të vdekur, sipas raportit, dhe referencat e teknologjisë për të konfirmuar identitetin e tyre duke përdorur mediat sociale. Deri më tani thuhet se janë identifikuar mbi 300 trupa.

“Ne u dërgojmë mesazhe miqve dhe të afërmve të tyre, pasi konfirmojmë identitetin e ushtarëve rusë të vdekur”, deklaron ministria.

Të pyetur nga CNN, se përse dërgojnë foto të kufomave të ushtarëve rusë, ministria tha se kishte dy qëllime; një, t’u tregohej rusëve se këtu po zhvillohet një luftë e vërtetë, të luftohet kundër propagandës ruse, se rusët nuk janë aq të fortë sa tregohen në TV dhe se vërtet po vdesin; dhe dy, dyta është t’u jepet (familjarëve) një mundësi për të marrë kufomat nga Ukraina.

80% e përgjigjeve të familjeve, thotë raporti, janë “ne do të vijmë vetë në Ukrainë dhe do t’ju vrasim. Dhe ju e meritoni atë që po ju ndodh.”

20% tjetër përbëhet nga përgjigjet se ata janë mirënjohës dhe të vetëdijshëm për situatën në Ukrainë dhe se do të donin të vinin dhe të merrnin trupat.

Ministria, në mënyrë alarmante, tha se ata nuk shprehin shqetësim për dërgimin e atyre fotove.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb