Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me raportin e DASH, në të cilin evidentoheshin disa problematika me të cilat përballet sot Shqipëria, si paligjshmëria apo korrupsioni.

Përmes një reagimi në Twitter, ambasada thekson se SHBA është e përkushtuar për vendosjen e demokracisë. Mes të tjerash ambasada thekson se SHBA mbështet fuqimisht reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në vendin tonë.

“SHBA të përkushtuar për vendosjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Siç thuhet në raportin për Shqipërinë, të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë gjyqësorin e pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi dhe korrupsioni. SHBA mbështet fuqimisht reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri.”, thuhet në reagim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb