TIRANE– Analisti Arjan Curri ka thënë se korrupsioni në Shqipëri është në të gjitha nivelet dhe nuk ka ngjyra. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, ku po diskutohet rreth raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Curri tha se pastrimin nga korrupsioni nuk e bën qeveria, por sistemi i drejtësisë.

“Pastrimin nga korrupsioni nuk e bën qeveria, e bën sistemi drejtësisë. Ajo që mendoj unë është që korrupsioni nuk ka ngjyrë. Njerëzit e mëdhenj janë gjithmonë të këqinj edhe nëse ushtrojnë influencë dhe jo pushtet. Korrupsioni është në të gjitha nivelet. A ka sistemi në dorë ta pastrojë veten?

Është situata e njëjtë sepse janë të njëjtët njerëz që i lënë vend njëri-tjetrit. Korrupsioni nuk ka ngjyrë dhe situatën e ke njëlloj në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare”- tha Curri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: