Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me raportin e DASH për vitin 2022, ku evidentohet problemet më të mëdha me të cilat është përballur vendi ynë vitin e kaluar.

Analisti Agim Baçi ka deklaruar se raporti evidentonte probleme të cilat diheshin publikisht, por deklaroi se duhet një reagim publik për faktin që thuhen kaq hapur dhe me zë kaq të lartë edhe nga DASH.

Ai theksoi nevojën për rotacion të pushtetit ndërsa shtoi se në kushtet në të cilat ndodhet tashmë opozita nuk është e mundur një gjë e tillë.

Ndërkohë, shefi i Organizimit në PD Klevis Balliu, u shpreh se raporti i DASH paralajmëron një gjobë e cila do të paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë, referuar aksionit të paligjshëm për shembjen e Prestige Resort, ngjarje që ishte pasqyruar edhe në raport.

Pjesë e bisedës në studio:

Baçi: Raporti tha gjëra që ne i dimë. Qeveria shpërfill gjykatat dhe merr vendime mbi të ose shtyn deri në atë pikë vendimet që bëhen të pavlera. Prishja e Prestige Resort nuk priti qeveria të bëhej një proces gjyqësor, shpërfilli dukshëm një nga pushtet më të rëndësishme në vend.
Pjesa tjetër e korrupsionit nuk është zbulim i madh. Si ka mundësi që thuhen kaq hapur e e zë kaq të lartë e nuk ka reagim nga ne si shoqëri. Ka nevojë të ngutshme për rotacion pushteti, por opozita në situatën ku është sot e pamundëson këtë gjë.
Qeveria nuk mund të fshehim më asgjë. Edhe fushatat tashmë që bën Ramë nuk janë më kush është më i miri por kush është më i keqi.
Kjo ndikon që njerëzit të mos e shohin të ardhmen më këtu.

Balliu: DASH evidentoi shkatërrimin e ligjit, sulmin ndaj medias, paralajmëron një gjobë që do të vijë sepse gjykatat ndërkombëtare do t’i referohen këtij raporti. Prestige Resort, do paguajnë shqiptarët për tekat e Ramës, lojërat e tij.

Kjo është çështje e mbyllur tashmë se nuk do i referohen prokurorëve të Pamelës por raportit të DASH.

Aty është faktuar gjithçka është diskutuar. Duhet reagim nga shoqëria në tërësi. Korrupsioni është burimi i varfërimit të shqiptarëve, por indiferentizmi është aty ku buron korrupsioni.
Nëse nuk ju pëlqen kur e thotë opozita dëgjojeni nga amerikanët.

Bushati: Raporti është skaneri më i mirë që mund t’i bëhet një shteti. Në drejtësinë, dhimbjet e lindjes së drejtësisë shqiptare kur për herë të parë po shohim masa ligjore ndaj pushtetarëve të larë nga mazhoranca, frutet e hidhura të kësaj peme po japin rezultat. SPAK është maja e heshtës së drejtësisë së re që nuk funksiononte.

Dyrnjaja: Raporti ishte shumë kritik, me nota dekadence në të gjitha nivelet, ku përfshihet kryesisht ekonomia që nuk të fton si investitor i huaj të sjellësh paratë në Shqipëri. probleme të mëdha me PPP një gangrenë e jona.

Gjyqësori, si mire si keq gjyqësori nuk është meritë e qeverisë.

Media ka shumë probleme me lirinë e fjalën të mendimit, këtu nuk shoh një perde për tu kapur.

Më tej Balliu, tha se qeveria është e korruptuar teksa u drejtua Ervin Bushatit, se ‘ju nuk po e kuptoni që ai njeri që keni në krye do ju hajë kokat për sa gjalli”, referuar për kryeministrin Edi Rama.

“Ju nuk po e kuptoni që ai njeri që keni në krye do ju hajë kokat për sa gjalli. Ju nuk e kuptoni që ai do shpëtojë kokën duke u dorëzuar juve.

Në një aferë 430 mln euro nuk ka gisht, këtë nuk e besoj. Ky njeri që kërkon të dijë se më kë rri, me kë pi të mos ketë gisht në këtë aferë. Këta janë koka turku. Që të ndalojë inceneratorët duhet arrestuar Rama. Kush është programi juaj? ‘Do vjedhim më shumë’. Të gjithë në burg i keni. Ju flisni për non-grata, kur të tuajit janë në burg. Tahiri nuk është non-grata por është në burg”, tha Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: