Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje skype në News24 foli për raportin e DASH ne lidhje me të drejtat e njeriut, ku përmendej edhe presioni mbi mediat në vendin tonë.

Lubonja tha se raporti i DASH është një goditje për qeverinë, teksa shtoi se përmendja e shembjes së “Prestige Resort”, është thirrje indirekte për të hetuar qeverinë.

Sakaq, ai tha se Shqipëria është në një gjendje të rëndë dhe se fjala më e përmendur në raport ishte “korrupsion”.

“Mos të harrojmë që është një raport që ka burime të besueshme. Shoh që Shqipëria është në një gjendje të rëndë sipas raportit dhe e shoh si thirrje indirekte për të hetuar. Ç’është kjo drejtësi selektive? Pse u prish resorti? Pse në këtë mënyrë të çuditshme? Fjala korrupsion ishte më i përmendur në të gjithë raportin. Qeveria është pjesë e kësaj që ky raport kërkon të hetohet. Po ashtu përmendet se Shqipëria ka përdorur asetet e veta për të influencuar në zgjedhjet.

Problemi është që raporti bëhet çdo vit dhe non-grata nuk është në pushtet që prej 8 viteve. Nga çka lexuam nga raporti duket se ka përkeqësim. Ka një problem ky raport. Ne na është krijuar ndiejna e kotësisë nga këto raporte. Ne e kemi thënë që selektiviteti është i vazhdueshëm në çdo fushë. ‘Kush është me mua mund të bëjë çdo gjë, kush është kundër meje i qëndroj me polici dhe tatime nga pas’. Ne sikur presim raportet amerikane, në fakt duhet të kërkojmë shpëtimin tonë. Padyshim që janë të rëndësishëm, por çfarë presim ne, të na shpëtojnë ata?

Raporti është një goditje për qeverinë, por kam një lloj dyshimi që duke u shpërndarë… d.m.th. do doja të ishte më e qartë hierarkia e përgjegjësive. Del sikur qeveria është viktimë e oligarkëve që kanë media dhe nuk më pëlqen se si tingëllon. Qarkullon në korridore kjo tezë ‘që e paska goditur se i kanë bërë presion për të pasur përfitime’. Goditja e vërtetë është ndaj mediave. ‘Boll të jesh me mua dhe bëj ç’të duash në këtë vend’-thotë ai.”, tha Lubonja, duke i’u referuar kryemnistrit Edi Rama.

Analisti Lubonja foli dhe për situatën politike brenda Partisë Demokratike. Ai tha se kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj do të luajë rolin e një ‘përçarësi’ brenda partisë.

“Nënkuptova që “mbasi mora partinë, t’i marr dhe kandidatët. Këta që bëjë luftën të ikin dhe ne të mbetemi PD”. Problemi është që nëse ky merr partinë, vulën dhe kandidatët, pastaj del ky kryetari. Problemi është  se çfarë opozitë do kemi ne!? Do jetë një opozitë që do i shërbejë Ramës? Po ta kishte eliminuar Berishën me garë, do i hiqja kapelën. Do luajë rolin e një përçarësi në PD. Në Shqipëri fiton e keqja”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb