Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho iu është bashkuar reagimeve në lidhje e raportin e DASH që dënonte shembjen e ‘Prestige Resort’.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Xhixho thekson se raporti i DASH ngre alarmin për korrupsionin galopant në të cilin është zhytur qeveria Rama.

REAGIMI I XHIXHOS
Raporti i DASH, pasqyra ku shihet qeveria Rama!
Raporti i fundit i DASH ngre alarmin për korrupsionin galopant në të cilin është zhytur qeveria Rama, pushteti i tij vendor i dalë nga zgjedhjet njëpartiake, për lirinë e kufizuar të medias, shkeljen me arrogancë të ligjit të pronës, kapjen e gjyqësorit dhe injorimin e ligjit për ngacmimin seksual.
Ja disa të vërteta që thekson raporti i DASH:
➡️ Korrupsioni, thekson raporti, ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private.
➡️ Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar
➡️ Presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase.
➡️ Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensurë.
➡️ Raporti i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve pas zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021 vlerësoi se gazetarët mbetën të pambrojtur ndaj presionit dhe korrupsionit.
➡️ Sipas Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve “partia në pushtet siguroi avantazhe të rëndësishme nga fakti i të qënit pushteti i saj, nga kontrolli mbi administratat vendore dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative.
➡️ Shumica siguroi nga mbulimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media, si edhe pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale.
➡️ Shembja në dhjetor e një hotelit nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Pronari i hotelit, që është edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve të tjera, pretendon se hoteli i tij u shkatërrua për të heshtur kritikat dhe kundërshtimet, ndërkohë që qeveria tha se veproi në përputhje me ligjet në fuqi.( Rasti i Prestigj Resort)
➡️ Autoritetet nuk kanë publikuar të dhëna për ndjekjet penale për rastet e përdhunimit bashkëshortor. Koncepti i përdhunimit nga bashkëshorti nuk është kuptuar mirë dhe autoritetet shpesh nuk e konsiderojnë atë si krim. Megjithëse ligji e ndalon ngacmimin seksual, zyrtarët rrallë e zbatuan detyrimiun që rrjedh nga ky ligj.
🗳️Më 14 maj duhet të ndëshkojmë me votë këtë qeveri që ka mbjellë korrupsion, paligjshmëri dhe punon vetëm për një grusht njerëzish, duke larguar të rinjt e intelektualët nga vendi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb