Kreu i Grupit Parlantar Socialist, Taulant Balla lidhur me debatet e fundit për raportin e Dick Marty ka kërkuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

Me këtë Komision synohet të ketë një zbardhje të investigimeve lidhur me pretendimet për trajtim çnjerëzor dhe trafik të paligjshëm organesh njerëzore në Kosovë.

Aludohet se këto krime janë kryer në Shqipëri, në disa vende të quajtuar ndryshe dhe ”burgje” të UÇK në veri të vendit, për disa prej të cilave janë akuzuar prej vitesh Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi etj që sot po përballen me gjyqin në Hagë.

Në politikën shqiptare është ngritur një tjetër debat, pasi kryeministri Rama për disa herë ka pyetur publikisht Sali Berishën dhe Ilir Metën se pse votuan pro raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës. Nga ana tjetër opozita e ka sqaruar se qeveria e kaluar nuk e ka votuar kurrë raportin e Dick, Marty, por një rezolutë që kërkonte hetim për çështjet e ngritura në atë raport që e inkriminonte UÇK>

KËRKESA NË KUVEND
OBJEKTI: ​​Kërkesë për krijimin e një komisioni të posaçëm

BAZA LIGJORE: ​Neni 77, pika 1 e Kushtetutës, neni 24 i Rregullores së Kuvendit
I nderuar Z. Kryetar
Nisur nga debatet e ditëve të fundit në media e më gjerë për një çështje tejet të rëndësishme për opinionin publik, vendas dhe të huaj në lidhje me raportin e Dick Marty-t, të paraqitur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”), mbi të cilin është miratuar Rezoluta 1782 (2011) e APKiE “Investigime të pretendimeve për trajtim cnjërëzor dhe trafik të paligjshëm organesh njerëzore në Kosovë”, proces ky i nisur që me mocionin për një rezolutë datë 15.04.2008, Dok. nr. 11574, paraqitur nga anëtari i APKiE në atë kohë, Konstantin KOSACHEV, përfaqësues i Federatës Ruse, Grupi Europian Demokrat, dhe duke marrë shkas nga:
– shënimet e këtij raporti rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kososvës (“UÇK”);

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb