TIRANA

Partia Socialiste ka kërkuar Komision të Posaçëm për raportin e Dick Martyt.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “Balkanweb” se shefi i Grupit Parlamentar në PS Taulant Balla ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për të ngritur Komisionin.

Kërkesa për ngritjen e Komisionit u firmos nga ana e 18 deputetëve të parlamentit shqiptar. Ky komision dëshiron që të ngrihet për hetimet e Dick Martyt ndaj krimeve të supozuara të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Balla shprehet se Komisioni i Posaçëm ka hartuar një raport përmbledhës. Po ashtu, Balla thekson se ky Komision do të hartojë edhe një raport informues.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb