Për ministren e financave dhe ekonomisë Anila Denaj raporti i “Të Bërit Biznes 2020” nuk do të thotë regres por vijmësi të procesit të reformave në ekonomi. Sipas saj ulja nuk është vetëm për Shqipërinë por edhe në disa vende të tjera të rajonit. Përsa i takon vendit tonë Denaj tha se ulja në renditje ka të bëjë me disa ndryshime metodologjike.

“Është e vërtet që sot kemi një ulje të renditjes me 20 vënde e cila po të shikohet edhe në disa vënde të tjera të rajonit nuk është se ka qënë shumë optimiste. Kjo nuk na heq absolutisht leximin me vëmendje në raportin doing business dhe në mënyrë absolute kalimi indicator për indicator mënyra më e mirë për ta lexuar.Ndryshimi i metodologjisë sidomos në dy aspekte të cilët japin një peshë më të madhe element të cilët për vende të tjera të ekonomisë më të vogla si shqipëria sigurisht krijon ndrsyhim në renditje por nuk mund të themi se ka regres dhe nuk është bërë asnjë përpjekje dhe reforma, ato janë në proces dhe ato finalizohen në të gjithë komponentët si në aspektin e implementimit të sistemeve IT ashtu dhe të procedurave.” tha Denaj.

Një tjetër argument që ministrja e financave jep për raportin e të bërit biznes lidhet me lejet e ndërtimit dhe me rritjen e taksës në infrastruktures nga pushteti vendor.

“Indikator në rënie me impakt negativ është marrja e lejes së ndërtimit, ku metodologjia e ndryshuar nuk konsideron si prioritare faktin që Shqipëria zbaton një proces online të marrjes së lejes së ndërtimit dhe shkurtim efektiv të kohës në marrjen e lejes. Por pesha më e madhe në këtë indikator i është dhënë rritjes së kostos si pasojë e rritjes së taksës në infrastrukturë për pushtetin vendor. Ky ndryshim ndikon.” vijoi Denaj.

Sipas raportit Shqipëria pati përmirësim ne besueshmërinë e furnizimit me energji duke përdorur një sistem automatik të kontrollit mbikëqyrës dhe përvetësimit të të dhënave për monitorimin e ndërprerjeve dhe restaurimin e shërbimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb