TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaron se duke iu referuar raporteve ndërkombëtare të FMN për ritmet e rritjes ekonomike të vendit në 2015, Shqipëria gjendet e parafundit në rajon duke lënë pas vetëm Serbinë.

Deputetja e PD-së, Tanaku në një postim në statusin e saj ne Facebook, shprehet se “në vijim të diskutimit ekonomik dhe si i kuptojmë ne raportet ndërkombëtare, me poshtë grafiku i shkëputur nga raporti i FMN për ritmet e rritjes ekonomike të vendit në 2015”.

“Të parafundit në rajon, lëmë pas vetëm Serbinë e cila gjatë 2015, pësoi një valë përmbytjesh!”, shkruan Tabaku, duke sjellë si fakt dhe ilustrim skemën grafike të rajonit për ekonomin për vitin 2015.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: