TIRANË- Pas raportit të Forumit Ekonomik Botëror që e renditi Shqipërinë me 13 vende përmirësim në klimën e konkurrueshmërisë, kryeministri Edi Rama, deklaron se kjo është meritë e reformave të bëra nga qeveria.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan se Forumi Ekonomik Botëror nuk është as mafia, as kartel droge, as klient i qeverisë shqiptare, as organizatë socialiste. Sipas kryeministrit Shqipëria ka përmirësime në të gjithë indikatorët, duke lënë pas shumë vende të rajonit.

“Forumi Ekonomik Botëror nuk është as mafia, as kartel droge, as klient i qeverisë shqiptare, as organizatë socialiste! Ja si e vlerëson ky forum, bazuar në fakte të verifikuara jo llafe kazanesh politike e mediatike të bulevardit të Tiranës, Shqipërinë e reformave tona ekonomike e sociale:
Shqipëria shënon rritje me 13 pozicione më lart në renditjen globale të konkurueshmërisë ekonomike.
Vendi ynë ka shënuar përmirësime në pothuaj të gjithë indikatorët, ku Arsimi dhe Shëndetësia, spikasin për përmirësimin e tyre mjaft të dukshëm, duke e renditur Shqipërinë të 33-tën nga 138 ekonomi të matura në rang global. Shqipëria ka lënë pas Greqinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën, në renditjen globale të konkurrueshmërisë. Ndërsa krahasuar me raportin 2014-2015, jemi rritur me 17 vende!”, shkruan Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb