TIRANË

Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave, lidhur me raportin e publikuar sot nga “Freedom House”, sipas të cilit vendi ynë shënonte rënie me 1 pikë.

Në çdo vlerësim ndërkombëtar Shqipëria është në rënie. Të gjithë e vlerësojnë Rilindjen një dështim. Rama beson se e ka “përzgjedhur” zoti si mbret i përjetshëm i shqiptarëve.

Shqiptarët duhet ta ndalin keq-qeverisjen e Rilindasve arrogantë dhe të babëzitur! Ndryshimi në votë kërkon pjesëmarrje maksimale në 25 Prill! Fitore!!”- thuhet në deklaratën e PAA, shpërndarë mediave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb