Femrat e burgosura në Siri kanë përdorur adoleshentë si skllevër seksi për të ndihmuar në shtimin e popullatës e të ashtuquajturës Kalifat.

Gratë e përkushtuara të ISIS-it të mbajtura në kampet siriane të paraburgimit kanë detyruar djemtë deri në 13 vjeç të shërbejnë si skllevër seksi për t’i mbarsur ato dhe për të ndihmuar në rritjen e popullsisë së “Kalifatit “, raporton Daily Beast.

Të paktën dhjetë djem në kampin al-Hawl në verilindje të Sirisë u rekrutuan për të kryer marrëdhënie me dhjetëra gra, ka shkruar media amerikane, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të Forcave të Mbrojtjes Siriane (SDF).

Që prej vitit 2019, qeveria siriane ka arrestuar rreth 80 mijë gra dhe fëmijë. Anëtarët meshkuj të rritur mbahen në kampe të vëcanata dhe të vëcuara nga ai i grave.

“Ne jemi të detyruar të bëjmë seks me gratë e ISIS-it, për t’i ngjizur ato,” kanë thënë dy adoleshentë të identifikuar si Ahmet, 13 vjeç dhe Hamid, 14 vjeç. Njërit prej djemve iu kërkua të bënte seks me tetë gra të ISIS-it në vetëm pak ditë.

Forcat e sigurisë konfirmuan se djemtë adoleshentë në Camp al-Roj, gjithashtu në verilindje të Sirisë, i ishin nënshtruar një shfrytëzimi të ngjashëm, tha Daily Beast. Nënat në al-Roj, duke kërkuar të mbrojnë djemtë e tyre nga skllavëria seksuale, u janë lutur autoriteteve të kampit që t’i transferojnë djemtë e tyre në qendrat e rehabilitimit.

Zyrtarët sirianë të mbrojtjes kanë miratuar kohët e fundit një politikë të zhvendosjes së djemve që kanë arritur pubertetin në ambiente të tilla rehabilitimi, ku ata marrin këshillim kundër ekstremizmit dhe përgatiten për riintegrim në shoqëri. Kombet e Bashkuara e dënuan politikën javën e kaluar, duke e quajtur atë “të paligjshme” dhe sugjeruan se ato mund të “zhduken me forcë” ose të shiten.

Shumë nga gratë e ISIS-it kanë refuzuar riatdhesimin në vendet e tyre të origjinës për veten dhe fëmijët e tyre. Të tjerëve, si “nusja e ISIS” Shamima Begum nga Britania e Madhe, iu hoq shtetësia dhe u ndalua të ktheheshin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb