TIRANE- Deputeti i PD-së Tritan Shehu iu është bashkuar urimeve për marrjen e rekomandimit nga KE për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Shehu shtoi se shpreson që gjerat të ecin mirë deri në miratimin e këtij propozimi nga Këshilli në qershor.

REAGIMI I SHEHUT
Sot nje lajm i mire per Shqiperine e Rajonin.
Propozimi i Komisionit per celjen e negociatave te antaresimit ne BE per Shqiperine, por edhe per Maqedonine, eshte pa asnje dyshim nje eveniment pozitiv i rendesishem ne rrugen tone te gjate e te veshtire te integrimit europian….
Jo vetem ky fakt, por dhe fryma e pergjitheshme e ketij Progres Raporti per te ardhmen europiane te Ballkanit Perendimor, merr nje rendesi te vecante ne keto momente te veshtira per BE dhe per Rajonin tone.
Une shpresoj e uroj qe gjerat te ecin mire edhe deri ne miratimin e ketij propozimi nga Keshilli ne qershor, qofte kjo per vendin tone, qofte per Maqedonine.
Me tej perpjekje te medha na presin, ndryshime te medha duhet te realizojme per permbushjen e Kapitujve, ne menyre qe endra jone europiane te konkretizohet sa me shpejt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb