Pas publikimit të raportit të tretë mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor, vjen një reagim nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Balla deklaron se ky është një tjetër vendim pozitiv i KE, ku paraqitet qartazi përparimi i bëra nga Shqipëria në plotësimin e kërkesave të lëna nga raportimi i dytë.

POSTIMI I BALLËS:
✅????Një tjetër vlerësim pozitiv vjen sot nga Komisioni Europian. Në raportin e tretë e publikuar sot mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia), si dhe me vendet e Partneritetit Lindor, Komisioni paraqet qartazi përparimin e bëra nga vendi ynë në plotësimin e kërkesave të lëna nga raportimi i dytë.
Në raport Komisioni përmend ndër të tjera:
? Përparim i mirë është arritur në zbatimin e veprimeve për të trajtuar migrimin e parregullt, përfshirë kontrollet e përforcuara kufitare.
? Bashkëpunimi i mirë për ripranimin vazhdoi dhe duhet të ruhet, si dhe bashkëpunimi me BE dhe Shtetet Anëtare për migracionin dhe sigurinë.
Në raport Komisioni vlerëson rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe sigurisht inkurajon “përmirësimin dhe qëndrueshmërinë e rezultateve”. #tëVendosurnëRrugëneReformave ????
?https://ec.europa.eu/home-affairs/sites/homeaffairs/files/20200710_com-2020-325-report_en.pdf
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: