Komisioni Evropian, ditën e sotme, ka publikuar progres raportin për Shqipërinë. Lajmin e bëri të ditur ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook.

Raporti i Komisionit, edhe njëherë, rekomandon çeljen e pakushtëzuar dhe të menjëhershme të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Ne do të fillojmë menjëherë një fushatë komunikimi politike e diplomatike me vendet anëtare për t’i bindur për nevojën e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.”, -theksoi kryediplomati.

Cakaj gjithashtu, shprehu angazhimin e plotë të qeverisë, në reformat rrënjësore të ndërmarra e në drejtim të Bashkimit Evropian.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: