Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar në një status në Facebook lidhur me raportin e Këshillit të Europës për Shqipërinë.

Meta thekson se është shqetësues fakti që Shqipëria është sërish në listën gri të Këshillit të Europës

Reagimi i plotë:

E konsideroj shumë shqetësues përfshirjen sërish të Shqipërisë në listën gri të Këshillit të Europës, në lidhje me luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, që dëmton rëndë besueshmërinë e investitorëve dhe progresin e vendit drejt Bashkimit Europian.

Shpreh keqardhjen e thellë për faktin se Shqipëria edhe pse vite më parë e kishte fituar këtë betejë dhe nuk renditej në këtë listë, tanimë sipas raportit të publikuar nga MONEYVAL i KE-së, është vendosur në monitorim të zgjeruar dhe duhet të raportojë më tej për masat e marra në luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Korrupsioni, praktikat abuzive, PPP-të dhe monopolet, janë të lidhura ngushtë me fenomenet negative që evidentohen nga raporti i MONEYVAL.

Shpreh bindjen se për sa kohë nuk ndëshkohen këto praktika, Shqipëria nuk do të ketë progres as në luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: