Vetëm shtatë nga 30 vendet anëtare të NATO-s arritën objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto -së në vitin 2022 sipas raportit vjetor të Aleancës. Lufta prej më shumë se një vitit e Rusisë në Ukrainë nuk ka bërë që shtetet e fuqishme të Evropës që të arrijnë kuotat sa i takon në shpenzimeve për mbrojtjen.

Raporti tregon se Shqipëria shpenzoi 1.57 të PBB-se së saj për mbrojtjen, duke mos e arritur objektivin prej 2% të vendosur nga NATO.

Vjet në korrik, Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi është brenda parametrave për të cilat është angazhuar në NATO dhe nuk do të rrisë asnjë qindarkë më shumë për buxhetin e mbrojtjes.

Vetëm Greqia, Polonia, shtetet Baltike, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzuan më shumë se 2 për qind të buxhetit për mbrojtjen. Vendet e tjera anëtare të Aleancës edhe pse me kapacitete shumë më të mëdha se Shqipëria nuk i arritën objektivat e vendosura në samitin e Wellsit në 2014.

Por NATO nuk zbaton ndonjë penalitet ndaj vendeve anëtare që s’i përmbushin detyrimet.
Në raportin vjetor tregohet se Shqipëria ka arritur objektivin e vendosur për shpenzimet e pajisjeve të mbrojtjes në kuotën 20%. Shpenzimet e Shqipërisë ndahen në 46 % në personel dhe 22 % në operacione e mirëmbajtje.

Krahas raportit NATO publikoi edhe të dhënat e sondazhit me të anketuar në 30 vendet e Aleancës. 92 % e shqiptarëve ishin dakord me deklaratën se anëtarësimi në NATO është garanci që mos të sulmohemi nga një vend i huaj.

Në fund të listës të pyetur për këtë çështje renditen të anketuarit nga Shtetet e Bashkuara me 54%.
85% e shqiptarëve janë të mendimit se shpenzimet e mbrojtjes duhet të mbahen në nivelin që janë sot ndërsa 12% % mendonin se duhet të shpenzohet më pak për mbrojtjen.

Objektivi i prej 2 për qind i PBB-së do të rishikohet në muajin korrik në Samitin e në Vilnius-it, Lituani. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg tha të martën se aleatët do vendosin së bashku një objektiv të ri afatgjatë për shpenzimet e mbrojtjes. Objektivi tha do të jetë ambicioz.

Sipas raportit, shpenzimet e NATO-s për mbrojtjen përgjatë 2022 arritën në 1 trilion dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: