Janë mbi 3 milionë vdekjet globale të lidhura me abuzimin me alkoolin, ku pjesa më e madhe janë burra. Sipas raportit të OBSH-së. Evropianët janë konsumuesit më të shumtë, ndërsa te të rinjtë dëmet janë shumë më të rënda.

Mbi 5% e vdekjeve vjetore globale lidhen me konsumimin e tepërt të alkoolit. Janë këto të dhënat raportit të Organizatës Botërore e Shëndetësisë, e cila raporton çdo katër vjet mbi ndikimin e kësaj substance në shëndetin publik. Abuzimi me alkoolin dhe pasojat që sjell ai janë përgjegjës për 3 milionë vdekje çdo vit, nga të cilat 2.3 milionë janë burra dhe rreth 29% e vdekjeve janë të lidhura me ngjarje traumatike, si aksidentet ose vetëvrasjet.

Janë të rinjtë ata që paguajnë çmimin më të lartë. Nëse në rang global 7,2% e vdekjeve të parakohshme janë nga alkooli, 13,5% e vdekjeve mes 20 vjeçarëve varet nga konsumi i alkoolit.

Më shumë se një e katërta (27%) e adoleshentëve midis moshave 15 dhe 19 vjeç konsumojnë rregullisht, por ndikimi në aspektin e vdekshmërisë në këtë brez të popullsisë nuk është marrë parasysh në studim. Kohët e fundit është treguar se pirja e duhanit dhe alkooli fillojnë të dëmtojnë arteriet që në adoleshencë, por që në këtë fazë dëmi është ende i kthyeshëm.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb