TIRANË

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me raportin e publikuar një ditë më parë nga OSBE/ODIHR mbi zgjedhje parlamentare të 25 prillit.

Referuar rekomandimeve të OSBE ODIHR, ambasada britanike inkurajon palët t’i zbatojnë plotësisht ato ndërsa thekson nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale.

Postimi i plotë:
Osbe/Odihr publikoi raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, duke rekomanduar një rishikim gjithëpërfshirës dhe në kohë të kuadrit ligjor përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Ne inkurajojmë të gjitha palët të zbatojnë plotësisht rekomandimet e Misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe theksojmë nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: