TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari deklaroi sot se Rilindja nxin vendin në çdo raport ndërkombëtar. Duke iu referuar raportit të OKB për drogat, sipas të cilit Shqipëria është e para në Europë për kanabisin, Braimllari shkruan se përdorimi i pushtetit monist të Rilindjes nuk ka të bëjë me hapjen e vendeve të punës, me zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e biznesit, me punësimin e të rinjve, por ka një mision të nxijë vendin në raportet ndërkombëtar.

“Rilindja nxin vendin në çdo raport ndërkombëtar.
Rilindja mbolli krim dhe drog në vend.
“Raporti i OKB-së për drogat 2021: Shqipëria e para në Europë për kanabisin, ia kalon Spanjës e Holandës, “cikël i mbyllur” biznesi”
Raporti i OKB për drogat konfirmon se Shqipëria është e para në Europë dhe e gjashta në botë për vend origjine të kanabisit.
Përdorimi i pushtetit monist të Rilindjes nuk ka të bëjë me hapjen e vendeve të punës, me zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e biznesit, me punësimin e të rinjve, por ka një mision të nxijë vendin në raportet ndërkombëtar”, shkruan Braimllari.

Braimllari Fb
Braimllari Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: