Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzuan Moskën për ndryshimin e një raporti të pavarur të Kombeve të Bashkuara, që fsheh implikimin e kompanitë ruse në shkeljen e sanksioneve kundër Koresë së Veriut.

Ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley tha dje se një version i ndryshuar i raportit ishte dorëzuar në Këshillin e Sigurimit të OKB këtë javë.

“Në javët e fundit, Rusia bëri presion mbi panelin për të ndryshuar raportin e tij të pavarur, i cili përfshinte shkeljet e sanksioneve që implikonin ‘aktorët’ rusë”, tha ajo.

“Ky është një precedent i rrezikshëm dhe një njollë në punën e rëndësishme të panelit”, shtoi Haley.

“Zbatimi i plotë i rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB mbetet i detyrueshëm për të gjitha shtetet anëtare, përfshirë Rusinë,” shtoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: