Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” “News 24”, komentoi raportin përfundimtar të OSBE/ OHDIR, për zgjedhjet e 25 prillit.

Bylykbashi theksoi se raporti, konfirmoi pretendimin e PD, që zgjedhjet që sapo lamë pas, ishin një ‘masakër elektorale’.

Ai nënvizoi se shqetësuese mbeten fenomeni i shit-blerjes së votës dhe presioni i zgjedhësve nga ana e qeverisë në pushtet, të ilustruara këto edhe në raport.

Deputeti i zgjedhur, tha ndër të tjera, se me qeverinë në pushtet, mund të bashkëpunojnë për të vendosur ligje më të mira për zgjedhjet, në mënyrë që qytetarëve t’u garantohen votime të lira e të ndershme.

Oerd Bylykbashi: Mjafton të lexojmë raportin, ai është faktik. Kanë marrë prova nga denoncimet që kemi çuar ne, në periudhë para zgjedhore, për t’i reflektuar në raport. Ne kemi denoncuar shkeljet. Kjo është konfirmim i raporteve të mëparshme. Shit-blerja e votës është përsëri. Ishte kryesori në 2017-ën. Presioni ndaj administratës është përsëri. Ky raport konfirmon një traditë që është më negativja për shoqërinë shqiptare. Gjithashtu duke konfirmuar të gjithë atë që kemi thënë ne, të gjitha janë rekomandime prioriteare. Mund të përmblidhet me 2 gjëra. Kemi një mekanizëm të ngritur në sistem, për kontrollin e zgjedhësve. Kontrollohet vota. Zgjedhësit nuk ishin të lirë. Rekomandimi kryesor ka qenë që është cënuar blerja e votës. Raporti konfirmon që kemi masakër të standardeve zgjedhore.

Fenomeni i shit-blerjes së votës ka qenë dhe në një dekoratë nga Ambasada Britanike. Ju ku bëni analizën tuaj, e bëni se patët këtë rezultat, do e lexonit ndryshe nëse do të kishit fituar?

Oerd Bylykbashi: Shit-blerja e votës s’është fenomen i ri. Gjithmonë ka pasur. Ajo që duhet ta themi është që për herë të parë që shit-blerja e votës ka dalë në 2015, zgjedhjet e para që organizonte Edi Rama. OSBE/ OHDIR ka thënë që zgjedhjet ishin problem, duhet ta trajtoni. Paraja e korrupsionit edhe në atë kohë ishte e madhe, gjigante. Çfarë ndodhi? Rekomandimi për shitblerjen e votës bëhet prioritar. Në vitin 2009, kur OHDIR-i tha zgjedhjet arritën standardet evropiane, në atë kohë, askush nuk bëri rekomandim duke thënë që shit-blerja e votës është problem. Është deformuar vullneti i zgjedhësve, zgjedhësi nuk është i lirë. A e kemi thënë kësaj radhe? Jo, e kemi thënë në vitin 2016. Ne thamë të ngrihet SPAK-u që t’i kalojë korrupsioni zgjedhor, këtë e kemi bërë në letër. SPAK ç’ka bërë. Ajo merret me disa arka me peshk. SPAK kishte detyrë të parandalonte korrupsionin parazgjedhor, atë politik. Por në fakt ka regjistruar kallëzime penale, do të çojë njerëz të ardhmen në burg, por ne na përsëritet shit-blerja e votës.

Ambasadorja e SHBA ka njohur zgjedhjet.

Oerd Bylykbashi: Ne kërkuam të shpëtonim zgjedhjet, kemi bërë kallëzime penale para. Ne kishim si kushtet kryesore ndjekjen penale të atyre që kishin blerë votat. Ne këtë s’e pranojmë, as partnerët ndërkombëtarë.
Ju shit-blerjen e votës e keni diskutuar gjithmonë. Ju ngritët dhe një strukturë të posaçme, a ndjeni një përgjegjësi morale që nuk arritët ta mbronit votën?
Oerd Bylykbashi: Vota e qytetarëve mbrohet me ligj. Ne duhet të jemi në front për të mbrojtur. Fillon me ligj. Duhet ta ndjekë SPAK, por ende s’është bërë gjë. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që policia, prokuroria të jenë ata që mbrojnë votën. Ata s’janë, ishin palë. Manipuluan skenën e krimit në Elbasan. E bëri policia, e cila është tehu i parë goditës ndaj shkeljes së ligjit.

Ju s’keni besim që do të hetohen?

Oerd Bylykbashi: Opozita nuk çedon te kjo pjesë. Detyra kryesore fillon me betejën parlamentare, por betja është dhe jashtë parlamentit.
Si nuk lexohet nga politika një raport si duhet. PS e lexon ndryshe. Pse?
Oerd Bylykbashi: Vlerësimi më pozitiv që i është bërë zgjedhjeve është bërë në vitin 2009. Shikoni rekomandimet e asaj viti. Kushtetuta u ndryshua me kundërshtimin tonë. Këtë ka kritikuar OHDIR-i. Të garantohet e drejta për zgjedhjet ë lira dhe të drejta. Më pas thotë të luftohet shit-blerja e votës, e si të mbrohen të dhënat personale. Zgjedhësit i kryqëzohen të dhënat, i krijohet profili.

Prokuroria dhe SPAK-u duhet të hetojë dhe të vendosë para drejtësisë njerëzit për krime zgjedhore. Një vepër korrupsioni bëhet për një interes të caktuar. Kush është ai person që ble vota për qejf. Është një urdhër që vjen nga Edi Rama dhe poshtë. A do të ketë këllqe SPAK-u të godasë larg, apo deri te Edi Rama. Kjo mbetet për t’u parë.

Por pamë dhe arrestimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës

Oerd Bylykbashi: Raporti i OHDIR na thotë që të gjitha janë vepra kriminale të pandëshkuara, ata kanë bërë diferencën për fitoren. Zgjedhjet janë masakruar. Raporti i OHDIR thotë edhe këtë që me mijëra zgjedhës u penguan që të hynin.

Ky raport, ju bëjnë më të fortë?

Oerd Bylykbashi: Ky raport, duke konfirmuar ato që kemi thënë është dhe detyra jonë që këtë gjë ta përcojmë edhe më saktë. Që ato që thamë ndodhën. Kjo e forcon kauzën tonë. Socialistët nuk do të fitonin nëse zgjedhjet s’do të ishin të lira dhe të ndershme. Pra, sfida është për shqiptarët që ata të kenë mundësi të ndryshojnë qeveritarët. Por njëkohësisht përcakton dhe tehet. Duhet ndryshuar ligji, praktikat, apo do i japë mundësi emigrantëve për të votuar.

Ku do përqendrohet beteja juaj?

Oerd Bylykbashi: Është ende herët të themi se cilat do të jenë linjat për të vijuar përpara. Duhet kuptuar se cilat janë problemet. Ky raport nuk do të jetë tjetri i radhës. Ky raport ka konfirmuar ato të mëparshmet. Nuk duhet të bashkëpunojmë me këtë situatë. Ne kemi për detyrë sot të themi se cilat janë të vërtetat. Sigurisht që batja është. Parlamenti është arma më e fuqishme që ka një opozitë. Marrëveshja e 5 qershorit ka prodhuar një seri që s’e ndal valën e paligjshmërisë së Edi Ramës. Shqiptarët duhet të kuptojnë që zgjedhjet e tyre vidhen dhe zhvaten në këtë formë.
A do të kërkoni zgjedhje të parakohshme?
Oerd Bylykbashi: Beteja e çdo opozite është të rrëzojë sa më parë një qeveri. Nuk zëvendëson vullnetin politik me ligje. Qeveria nuk jep garanci me votë.

Ju do të luftoni për zgjedhje të parakohshme dhe për të krijuar infrastrukturën për zgjedhjet ë lira e të ndershme. Duhet të bashkëpunoni me mazhorancën për këtë. Do e bënit?

Oerd Bylykbashi: Reforma zgjedhore bëhet sepse duhet bërë, është e detyrueshme. Rekomandimet jo për lajla dhe lule. Shitblerja e votës, sekreti i votës si do të zgjidhen. Marrëveshja e 5 qershorit ka një virtyt. OHDIRI thotë që korniza ligjore ishte e fortë, por ligji u shkel. Ne do e ngremë më lart këtë digën. Do të përgatisim veten për të garantuar sa më shumë shqiptarëve, të drejtën për zgjedhje të lira.

Do të bashkëpunoni me mazhorancën?

Oerd Bylykbashi: Nëse ata thonë ne do të bëjmë këtë, quani si të doni. Nuk është çështje bashkëpunimi, por interes të shqiptarëve që zgjedhjet të mos jenë si këto. Zgjedhjet e ardhshme mund të jenë kudo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb