Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili me anë të një deklarate nga selia e LSI foli për raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.

Vasili tha se raporti i OSBE ODIHR për 30 qershorit vë në dukje edhe njëherë aspektet skandaloze të atyre zgjedhjeve, që ai i quajti farsë. Numri dy i LSI, dukë lexuar raportin, u shpreh se OSBE e thotë qartë se në Shqipëri është instaluar një diktaturë.

“Pak çaste më parë u bë publike se OSBE ODIHR ika vënë vulën e turpit votimeve të Edi Ramës. Shqipëria, për shkak të Ramës ka shënuar faqen e zezë, ka mbajtur votime pa ligj, pa rregulla dhe kundër Kushtetutës. Në raport flitet më shumë se çdo koment. Nuk pati legjitimitet në zgjedhje.

OSBE vë gishtin mbi pagë. Konstatimet e OSBE thonë se nuk ka pasur liri të qytetarëve për të votuar. OSBE thotë se dekreti i presidentit për 13 tetorin nuk u publikua në Fletoren Zyrtare, edhe pse publikimi i këtij akti është i detyrueshëm me ligj. Të gjithë kopukët e pushtetit nuk njohin as ligj dhe as Kushtetutë. OSBE shprehet gjithashtu se ka pasur zona kur ka pasur një kandidat. Edhe në zgjedhje që kanë qenë veç vetë, kanë numëruar vetë dhe prapë kanë vjedhur”, tha Vasili.

Petrit Vasili theksoi se edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i implikuar në këto zgjedhje farsë, ndërsa nënvizoi se në raport thuhet edhe se krimet elektorale kanë mbetur të pazbardhura. Vasili tha se opozita e bashkuar do të lajmërojë protesta për skandalet e Rilindjes.

“OSBE thotë se KQZ i ka vunë vulën kësaj qeverie moniste. KQZ është koka e korruptimit bashkë me qeverinë. KQZ shndërroi vendin në shtet monist. KQZ shtrembëroi ligjin. Votimet moniste-socialiste u vulosën me vulën e turpit Këto vlerësime skandaloze ndodhen në të gjitha vendet e qytetëruara. Shqipëria nuk mund dhe nuk ka për t’u bërë shtet monist. Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë gjë, për shkak të vullnetit të popullit bashkë me opozitën e vendit. Celulat e Rilindjes kanë marrë peng Shqipërinë. Ditët e ardhshme do jenë ditë të një revolte mbarë popullore”, deklaroi Vasili.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: