TIRANE – Deputeti Astrit Veliaj ka sqaruar të vërtetën e tij, pas akuzave që rëndonin mbi të në raportin konfidencial të OSBE- së, që u publikua në media. Deputeti Veliaj mohon atë që thuhej në raport, se vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi, ka aksione në universitetin e tij.

Sipas Veliajt, asnjë politikan, as Fatmir Mediu, nuk ka aksione në universitetin e tij. “Gjatë gjithë jetës sime si sipërmarrës nuk kam patur asnjëherë ortakëri me dikë e jo më bashkëpronësi me politikanë që më duken njerëz të paaftë për punë serioze dhe me prestigj si biznesi. Kjo mund të vërtetohet lehtësisht në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Jam ndier gjithnjë i fuqishëm për të ecur i vetëm“, – thotë Veliaj për “Shqip”.

Ja pjesa e raportit te OSBE për Veliajn Astrit Veliaj (PD): “Pasuria e Veliajt vlerësohet në rreth 50 milionë euro. Deklarimi i pasurisë në 2012: 36 pasuri të patundshme të blera mes 2003 dhe 2013 (me vlerë të pazbuluar) dhe 26 apartamente me vlerë rreth 3.9 milionë euro; 1 332 metër katrorë tokë në Tiranë me vlerë rreth 1.8 milionë euro: 747 metër katrorë tokë dhe një ndërtesë 1 264 metër katrorë në Tiranë (dhuratë nga një person i panjohur, vlera e përcaktuar), borxhe të dhëna shtatë personave (4.4 milionë dollar). Edhe pse ka qenë mekanik përpara vitit 1990, ai u bë një biznesmen i suksesshëm në tregti dhe shërbime (1990¬1995) dhe ndërtues (1995-2000). Nga viti 200 ai ka qenë president i Universitetit UFO dhe Klinikës Dentare UFO. Thuhet se Argita Berisha e Fatmir Mediu (kryetari i PR) kanë aksione në bizneset e Veliajt.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb