Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se raporti i Parlamentit Europian për sulmet në infrastrukturën kritike, disinformimin, influencën negative në rajon nga Kina dhe Rusia, kërkojnë një vëmendje dhe angazhim të veçantë të Kuvendit në ushtrimin e përgjegjësive të tij kushtetues.
Reagimi i plotë:
Sulmet kibernetike në Shqipëri, ndërhyrjet në ekonomi, situata në rajon apo zhvillimet në Kosovë, Malin e Zi, Serbi, Bosnjë dhe Maqedonia e Veriut.
Siguria Ekonomike nuk është thjeshtë çështje e sasisë së investimeve, por dhe burimi i këtyre investimeve.
Hapi i parë në zvogëlimin e ekspozimit tonë ndaj këtyre kërcënimeve është miratimi nga parlamenti i ligjeve, ashtu si ka ndodh në BE dhe SHBA:
CFIUS law në SHBA që i jep autoritet Kongresit(Senatit) për vlerësimin dhe kontrollin e investimeve të huaja që konsiderohen rrezik për sigurinë
Rregullorja e Bashkimit Evropian 2019/452: Shqyrtimi i Investimeve të Huaja Direkte.
Një angazhim i përbashkët politik parlamentar në këtë proces me mbështetjen e SHBA dhe BE është tashmë një detyrim.
Siguria është një çështje që duhet vlerësuar nga parlamenti në shërbim të interesit kombëtar dhe rolit tonë si vend anëtar i NATOs.