TIRANË-Në një seancë të posaçme në Këshillin e Europës, u diskutua sot për Shqipërinë raporti i monitorimit të deputeti austriak në Strasburg Stefan Schennach. Asambleja mirëpriti progresin e bërë nga Shqipëria duke respektuar detyrimet dhe angazhimet e saj në Këshillin e Evropës, por shpreh keqardhje për vonesat dhe efektet negative të klimës së vazhdueshme të tensionuar dhe të polarizuar politike në vend.

Në këtë drejtim, asambleja përshëndet ndryshimet në kodin zgjedhor dhe reformat parlamentare të dakorduara në mes pozitës dhe opozitës, por theksoi se zgjedhjet demokratike dhe bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës nuk mund të sigurohet vetëm me legjislacion, por nevojitet një kulturë e bashkëpunimit dhe respektit për vlerat demokratike nga të gjithë të interesuarit.

Pas vizitës së tyre në Tiranë, në qershor të vitit 2015, bashkë-raporterët e përshëndetën marrëveshjen e Dhjetorit 2014 që ishte ndërmjetësuar nga Parlamenti Evropian dhe që çoi në kthimin e opozitës në parlament. “Të gjitha forcat politike tani duhet të vazhdojë bashkëpunimin e tyre të përbashkët për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, të cilat janë me rëndësi kyçe për stabilitetin politik të vendit”,-theksohet ndër të tjera.

Një shqetësim tjetër i artikuluar nga Këshilli i Europës është ligji për shërbimin civil, i cili duhet të miratohet pa vonesa. “Një shërbim civil jo-partiak dhe i paanshëm është thelbësor për funksionimin e institucioneve demokratike. Politizimi, në të gjitha nivelet, të shërbimit civil në Shqipëri mbetet shqetësuese. Në këtë aspekt, Ligji për Shërbimin Civil tani duhet të zbatohet pa vonesë.

“Korrupsioni i vazhdueshëm dhe i përhapur në shumë nivele të shoqërisë shqiptare vazhdon të minojë zhvillimin politik dhe socio-ekonomik të vendit dhe mbetet një pikë e madhe shqetësimi”.

Ndërsa mirëpret prioritetin e dhënë nga qeveria për luftën kundër korrupsionit, është e rëndësishme që dokumentet politike dhe koherente te zbatohen nga autoritetet. “Rezultatet konkrete në drejtim të ndjekjeve penale dhe dënimeve në masë të madhe mungojnë dhe duhet të bëhen përpjekje të shtuara për të demonstruar qartë se nuk ka mosndëshkim për korrupsion në çdo nivel brenda qeverisë, policisë, gjyqësorit apo shërbimin e prokurorisë”.

“Pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit vazhdon të jetë shqetësuese dhe sistemi i drejtësisë vazhdon të vuajë nga presioni politik dhe ndërhyrjet. Në këtë drejtim, është për t’u përshëndetur se reformimi i sistemit të drejtësisë është prioritet deklaruar për autoritetet shqiptare. Reforma e sistemit të drejtësisë, duke përfshirë edhe të shërbimit të prokurorisë, duhet të bëhet mbi bazën e konsensusit dhe gjithëpërfshirës dhe në respekt të plotë të parimit themelor të pavarësisë së gjyqësorit”.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb