NGA DORJANA BEZAT* 

TIRANË- 42 punonjës policie janë identifikuar, ndjekur, hetuar dhe proceduar si të implikuar në trafikun e drogës në vend, përgjatë vitit që kaloi. Kjo shifër u bë publike në raportin vjetor të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për vitin 2015. Sipas raportit 3 punonjës policie janë arrestuar, 8 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa 31 të tjerë janë ende në fazën e hetimit të brendshëm.

Disa nga rastet e arrestimeve nga SHÇBA janë:
– Më 20 shkurt 2015 nga SHÇBA u arrestua efektivi i komisariatit numër 6 në kryeqytet, Hamëz Demushi, 32 vjeç, pasi në banesën e tij ku rrinte me qira në zonën e “Unazës së Re”, iu zbulua një laborator droge.

– Më 9 nëntor 2015 në fshatin Lapardha në pranga përfundoi shtetasi Ilir Jaho, 34 vjeç, punonjës policie, me detyrë trupë shërbimi pranë Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Berat pasi në bashkëpunim me 2 të tjerë ka kultivuar 11.193 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Në raport bëhen publike edhe të dhënat e policëve të ndaluar për korrupsion si edhe të hetuar për vepra të tjera penale.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/01/shcba.pptx” viewer=”microsoft”]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: