Alternativat e duhanpirjes, të njohura edhe si alternativat pa tym të cigareve, lejojnë përdoruesit të thithin avull me nikotinë në vend të tymit të duhanit.

Këto alternativa vijnë për duhanpirësit në disa variante, si psh. duhani me ngrohje, që funksionon me duhan të vërtetë, dhe cigaret elektronike, që funksionojnë në bazë të nikotinës së lëngshme.

Tek kategoria e duhanit me ngrohje, përdoruesit përmes një pajisje teknologjike, IQOS, ngrohin fije të mirëfillta nga gjethja e duhanit duke çliruar nikotinë, por jo elementet e tjerë të dëmshëm që gjenden në tymin e duhanit.

“Alternativat pa tym janë shumë më pak të dëmshme sesa pirja e duhanit”, kanë theksuar ekspertë nga institucione kryesore, në Mbretërinë e Bashkuar.

Në dallim nga çfarë mendohet, tymi është produkti më i dëmshëm që çlirohet nga djegia e duhanit. Ndërkohë që nikotina krijon varësi, por nuk është një nga shkaktarët e sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen.

Nisur nga këto fakte, alternativat pa tym janë shumë më pak të dëmshme sesa pirja e duhanit, kanë theksuar ekspertë nga institucione kryesore, përfshirë Kërkimin e Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, Shëndetin Publik Angli dhe Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë.

Ann McNeill, Profesore për Varësinë e Duhanit në King’s College London, tha për prestigjiozen The Independent se “edhe pse këto produkte nuk janë totalisht pa risk, por janë shumë më pak të rrezikshëm se pirja e duhanit, që vret gati 100,000 njerëz në vit në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ajo shtoi se “Nëse jeni një duhanpirës që po përpiqet të heqë dorë nga duhani, provoni të përdorni produktet pa tym dhe blijini ato vetëm në burime të njohura. Dhe nëse jeni aktualisht përdorues i produkteve pa tym, është më mirë të vazhdoni me to sesa të riktheheni tek duhani. ”

Profesori John Newton, Drejtor për Përmirësimin e Shëndetit në Agjencinë e Shëndetit Publik, tha se: “Vaping nuk është pa rreziqe. Nëse nuk jeni duhanpirës mos nisni përdorimin e këtyre produkteve. Por nëse pini duhan, në çdo situatë do të ishte më mirë për shëndeti juaj të kaloni në produktet pa tym se të vazhdoni pirjen e duhanit tradicional. Sa më shpejt që të ndaloni pirjen e duhanit aq më mirë. ”

Një studim hollësishëm klinik i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Angli, zbuloi se produktet pa tym ishin pothuajse dy herë më të efektshme për të ndihmuar duhanpirësit të hiqnin dorë nga duhani, krahasuar me alternativa të tjera siç janë ngjitëset e nikotinës dhe çamçakëzët.

Agjencia e Shëndetit Publik në Angli thekson se shumica e rasteve amerikane të sëmundjeve të lidhura me vaping ishin të lidhura me njerëzit që përdorin vajra të paautorizuara të blera në tregje të paligjshme ose që përmbajnë produkte kanabisi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb